Aktualitet

“S’ka më muzikë pas orës 20:00”, Elton Deda ironizon vendimin e qeverisë: Do këndojmë nga ora 8 deri në 10 në mën

20 Korrik 2020, 13:17 Nga DOSJA
“S’ka më muzikë pas orës 20:00”, Elton Deda

TIRANË– Këngëtari Elton Deda ka dalë kundër vendimit të qeverisë për të mbyllur lokalet e natës, si një masë kundër përhapjes së COVID-19. Në një postim në Facebook, Deda ironizon vendimin dhe shprehet se tani këngëtarët do këndojnë nga orë 8 deri në 10 të mëngjësit.

Ai vijon më tej se në këtë mënyrë shijohet shumë mirë kafja e mëngjesit dhe më ironi thotë se qeveria po mbështet shumë muzikantët.

Kevin Kaceli sapo me dha nje mendim te vyer. Ne muzikantet, ti bejme Live-t tona nga ora 8 e mengjesit deri ne 10. Ne kete menyre shijohet kafja e mengjesit persembari. Faleminderit te gjitheve qe do na mbeshtesni ne keto orare”, shkruan Deda.

Reagimi i këngëtarit, vjen pas vendimit të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka mbyllur të gjitha klubet e natë dhe diskot. Një ditë pasi Dosja.al raportoi me zë dhe me figurë se si Covid-19 ‘hidhte valle’ në klubet e natës, në Jugun e Shqipërisë, Manastirliu njoftoi sot mbylljen e këtyre ambienteve. Nga sot, nuk do të ketë më asnjë klub nate apo disko hapur.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eltn deda ministra mbyll klubet dhe diskot ogerta manastirliu eltn deda ministra mbyll klubet dhe diskot ogerta manastirliu

Sondazh

Poll