Aktualitet

Konfirmohet në detyrë prokurorja Enkeleda Osmani, në mbledhje diskutohet mostransparenca e të ardhurave

20 Korrik 2020, 12:12 Nga DOSJA
Konfirmohet në detyrë prokurorja Enkeleda Osmani, në mbledhje

TIRANË– Prokurorja e Durrësit, Enkeleda Osmani Xhengo është konfirmuar në detyrë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupën gjyqësore të drejtuar nga Roland Ilia, me relatore Brunilda Bekteshi dhe anëtare Suela Zhegu, përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se Osmani është rikonfirmuar në detyrë.

Si fillim u evidentua si problem mungesa e dokumentacionit për të ardhurat e bashkëshortit të Osmanit në disa kompani, por vetë prokurorja ka deklaruar se të gjitha të ardhurat e saj ishin të ligjshme.

Prokurorja Enkeleda Osmani (Xhengo) në vitin 2019, kandidoi për një vend në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Njoftimi zyrtar

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 14.7.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Enkeleda Osmani (Xhengo), bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më 20.7.2020, vendosi: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Enkeleda Osmani (Xhengo), prokurore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës Parë Durrës. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.​

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enkeleda osmani xhengo konfirmohet prokurorja enkeleda osmani enkeleda osmani xhengo konfirmohet prokurorja enkeleda osmani

Sondazh

Poll