Bota

Vandalizohet tre herë brenda javës muralja “Black Lives Matter” jashtë Trump Tower

19 Korrik 2020, 13:23 Nga DOSJA
Vandalizohet tre herë brenda javës muralja “Black Lives

SHBA–  Muralja e “Black Lives Matter” jashtë Trump Tower në qytetin e Manhattan në  është vandalizuar tre herë brenda një jave, sipas Departamentit të Policisë së Nju Jorkut.

Incidenti i fundit ka ndodhur të shtunën pasdite kur dy gra nga Staten Island, të moshës 39 dhe 29 vjeç, u arrestuan pasi u panë duke derdhur bojë në mbi pikturat, tha një zëdhënës i NYPD për CNN.

Kur një oficer u përpoq të afrohej me njërën nga gratë, oficeri rrëshqiti dhe plagosi kokën dhe krahun. Ai u dërgua në Spitalin e Bellevue dhe tashmë është në gjendje të qëndrueshme, u shpreh zëdhënësi.

Dy gratë u akuzuan për sjellje të gabuar kriminale por tashmë janë lënë të lira.

Muralja u vandalizua për herë të parë të hënën kur një i dyshuar emri i të cilit nuk është identifikuar hodhi bojë të kuqe mbi shkrimet. Ndërkohë departamenti tha se po hetonte këtë rast vandalizmi.

Ndërkohë kujtojmë se Presidenti Donald Trump i quajti fjalët “Black Lives Matter” një simbol i urrejtjes dhe kritikoi ashpër kryetarin e New York-ut Bill de Blasio për “denigrimin” e zonës përpara Kullës Trump.

Kryetari i bashkisë u përgjigj duke thënë se qyteti ishte “çlirues” duke pikturuar murale.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota new york trump tower new york trump tower

Sondazh

Poll