Bota

Rëndohet bilanci në Kosovë/ Regjistrohen 5 viktima dhe 118 raste të reja në 24 orët e fundit nga Covid-19

19 Korrik 2020, 13:23 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci në Kosovë/ Regjistrohen 5 viktima dhe 118 raste

KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se kanë vdekur edhe pesë pacientë të tjerë me Covid-19 duke e çuar numrin në total të viktimave në  135 persona që nga fillimi i pandemisë.

Sipas njoftimit në  24 orët e fundit janë regjistruar  edhe 118 raste të reja me koronavirus dhe numri në total i të  prekurve ka shkuar në 5.735 raste .

Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 48 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, me nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë.

Po ashtu së fundmi janë shëruar 157 pacientë dhe numri në total i pacientëve që kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse ka shkuar në 2.968  të tjerë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirsi ne kosove koronavirsi ne kosove

Sondazh

Poll