Bota

Rouhani tha se bilanci i vërtetë është më shumë sesa raportohet/ Turqia ndalon fluturimet drejt Iranit

19 Korrik 2020, 13:06 Nga DOSJA
Rouhani tha se bilanci i vërtetë është më shumë

TURQI– Koronavirusi ka goditur rëndë shumë vende në mbarë botën, duke bërë që qeveritë e shumë shteteve të pezullojnë udhëtimet, në përpjekje të frenimit të virusit.

Kështu ka vepruar edhe qeveria turke sëfundmi sa u përket udhëtimeve drejt Iranit, vend i cili ka regjistruar një numër të lartë të të sëmurëve me virus.

Sipas një zëdhënës të Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit, është njoftuar se Turqia ka pezulluar fluturimet drejt Iranit pasi numri i rasteve të reja me Covid-19 është rritur ndjeshëm. Zëdhënësi, Reza Jafarzadeh, u shpreh se pezullimi i fluturimeve kishte nisur të shtunën.

Ky njoftim vjen teksa një ditë më parë Presidenti Rouhani tha se shifrat e vërteta të personave të infektuar mund të jenë më shumë sesa është raportuar.

Zyrtarët pretendojnë se vlerësimi i Rouhani ishte bazuar në testet serologjike të gjakut që matin ekspozimin ndaj sëmundjes dhe që nuk mund të mbështeten për të treguar gjendjen aktuale të pandemisë.

Shifra prej 25 milionësh e paraqitur nga Rouhani të shtunën është masivisht më e lartë se numri zyrtar i rasteve të COVID-19, i cili u rrit në 273.788 të dielën, me 14,188 viktima, sipas zëdhënësit të ministrisë së shëndetësisë të Iranit Sima Sadat Lari.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne indi koronavirusi ne turqi koronavirusi ne indi koronavirusi ne turqi

Sondazh

Poll