Aktualitet

Bilanc shprese në Kosovë, në 24 orët e fundit numri të shëruarve më i lartë se numri i të infektuarve të rinj

19 Korrik 2020, 06:58 Nga DOSJA
Bilanc shprese në Kosovë, në 24 orët e fundit numri të

KOSOVË- Bilanci i ditës së djeshme në Kosovë ka dhënë sinjale shprese se situata e COVID-19 mund të përmirësohet. Sipas Institutit të Shëndetësisë Publike, bëhet me dije se ka pasur më shumë të shëruar se raste të reja. Në njoftim bëhet me dije se në 24 orët e fundit ka pasur 171 të shëruar dhe 145 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 562 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive. Janë shëruar 171 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.811 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.676”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Që nga 13 marsi kur edhe u regjistruan rastet e para me Covid-19 në Kosovë, janë testuar 30.567 persona në dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 5.617 raste kanë rezultuar pozitive, me gjithsej 130 vdekje. Numri i të shëruarve deri më sot ka arritur në 2.811, ndërsa 2676 raste mbesin aktive.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne kosove masat kunder covid 19 koronavirusi ne kosove masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Korrik 2020, 05:53

TIRANË- Policia Rrugore ka vijuar me monitorim në rrugët kryesore në Tiranë dhe gjatë kësaj fundjave. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 9 s...