Bota

Takimi me Vuçiç në Bruksel/ “Hoti është mashtruar nga Serbia”, zyrtari i PDK-së: Dështoi me situatën e pandemisë

18 Korrik 2020, 16:59 Nga DOSJA
Takimi me Vuçiç në Bruksel/ “Hoti është

KOSOVË– Ditën e sotme zytari i PDK-së, Enver Hoxhaj është  shprehur se Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mashtruar kur ka pohuar se do të krijohet një fond prej një miliard euro për rimëkëmbje ekonomike.

Ndër të tjera në deklaratën e tij Hoxhaj është shprehur se Kryeministri Hoti ka dështuar në përballje me pandeminë COVID-19.

Sipas tij kryeministri duhet të fokusohet në temat e brendshme ku ka dështuar siç është rasti me pandeminë.

“Dështimi në përballje me pandeminë, mashtrimi për të krijuar një fond prej 1 miliardë eurosh për rimëkëmbje ekonomike dhe mungesa e përkrahjes konkrete për punëtorët. Këto janë nevojë urgjente që kërkojnë reagim të menjëhershëm! Në takimin e Brukselit u pa se Kryeministri Hoti është mashtruar nga Serbia në përcaktimin dhe renditjen e temave.”– është  shprehur Hoxhaj, në një konferencë për shtyp.

Më 16 korrik në Bruksel është zhvilluar për 3 orë me rradhë takimi mes liderit të Kosovës , Avdullah Hoti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së. Nga ky takim u mësua se ishte folur për çështjet e të zhdukurëve në luftën e Kosovës si edhe për ekonominë.  Ndërsa  Vuçiç ka bërë me dije se bisedimet mes palëve do të vazhdojnë sërish më datë 22 korrik.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti takimi hoti-vuçiç 16 korrik 2020 avdullah hoti takimi hoti-vuçiç 16 korrik 2020

Sondazh

Poll

Bota 18 Korrik 2020, 15:29

ITALI– Ministria e Shëndetësisë Italiane, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 14 viktima nga koronavirusi, dhe numri në total i të ...