Bota

Po ndërtonte një shtëpi, boshnjaku zbulon eshtrat e të burgosurve të luftës në Bosnje- Hercegovinë, pranë tyre gjenden

18 Korrik 2020, 16:40 Nga DOSJA
Po ndërtonte një shtëpi, boshnjaku zbulon eshtrat e të

BOSNJE – Një banor në fshatin Rostovo, Bosnjë Hercegovinë i cili po ndërtonte një shtëpi ka zbuluar eshtrat e të paktën dy personave, që dyshohet të jenë kroatët boshnjakë të cilët u mbajtën në një kamp gjatë kohës së luftës që ishte zhvilluar në atë zonë.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti i Personave të Zhdukur në Bosnje Hercegovinë ditën e djeshme ku sipas saj pranë eshtarve janë gjetur rroba, këpucë dhe batanije.

“Mendohet se eshtrat i përkasin dy kroatëve të humbur nga zona e Bugojno-s, të cilët kanë qenë të burgosur në kampin e Rostovos në vitin 1993. Rroba, këpucë dhe një batanije u gjeneshtdën po ashtu pranë eshtrave.” u shpreh Emza Fazlic, zëdhënësja e Institutit të Personave të Zhdukur

Po ashtu  u shpreh se ndërtimi i godinës është pezulluar dhe një kërkesë për të bërë zhvarrosje do të paraqitet në prokurorinë e shtetit dhe gjykata.

“Numri i saktë i mbetjeve të viktimave në këtë vend dhe identiteti i tyre do të dihet pas një zhvarrosjeje dhe identifikimi të mëvonshëm përmes analizës së ADN-së. Vendi ku janë zbuluar eshtrat është duke u ruajtur nga policia “, shtoi Fazlic.

Burimi:balkaninsight

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bosnje hercegovine emza fazlic bosnje hercegovine emza fazlic

Sondazh

Poll

Bota 18 Korrik 2020, 15:29

ITALI– Ministria e Shëndetësisë Italiane, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 14 viktima nga koronavirusi, dhe numri në total i të ...