Bota

Shkencëtarët britanikë bëjnë zbulimin e MADH nëpërmjet aplikacionit gjurmues: Covid 19 shfaqet në 6 nivele, ja simptomat

18 Korrik 2020, 15:07 Nga DOSJA
Shkencëtarët britanikë bëjnë zbulimin e MADH

BRITANI– Shkencëtarët e “King’s College London së fundmi  kanë identifikuar gjashtë nivele të sëmundjes së COVID-19, të cilat kanë simptoma të ndryshme.

Shkencëtarët britanikë kanë analizuar të dhënat që kanë marrë nga një apliakcion që përdoret për gjurmimin e simptomave të koronavirusit. Sipas mediave të huaja ekipi i shkencëtarëve është shprehur se nivelet e sëmundjes lidhen edhe me shkallën e ashpërsisë së infeksionit, të cilat mund edhe paralajmërojnë për nivelin e rrezikut të virusit.

Gjetjet mund ndihmojnë mjekët të parashikojnë se cilët pacientë me COVID-19 janë më të rrezikuar, dhe sa prej tyre mund të kenë nevojë për trajtim spitalor.

Përveç kollës, etheve dhe humbjes së shijes, si tre simptoma të theksuara nga COVID-19- të dhënat e aplikacionit treguan edhe për simptomat e tjera si dhimbje koke, dhimbje të muskujve, lodhje, diarre, konfuzion, humbje të oreksit dhe gulçim. Kështu sipas shkencëtarëve gjashtë nivelet e COVID-19 janë si më poshtë:

Si gripi: Dhimbje koke, humbje e shijes, dhimbje e muskujve, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa ethe;

E ngjashme me gripin: Dhimbje koke, humbje e shijes, kollë, dhimbje e fytit, ngjirje, ethe, humbje e oreksit;

“Gastrointestinal”: Dhimbje koke, humbje e shijes, humbje e oreksit, diarre, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa kollë;

Nivel i rëndë, lodhje: Dhimbje koke, humbje e shijes, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje në gjoks, lodhje;

Niveli i dytë i rëndë, konfuzion: Dhimbje koke, humbje e shijes, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje e fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore;

Niveli i tretë i rëndë, barku dhe frymëmarrja: Dhimbje koke, humbje e shijes, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje e fytit, dhimbje në gjoks, konfuzion, dhimbje muskulore, gulçim; diarre, dhimbje barku.

Burimi: telegraph.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll