Bota

“Majko, biri i vërtetë i Kosovës”, Ish-kryeministri i Shqipërisë viziton prindërit e Presidentit Thaçi, Lladrovci: Fo

18 Korrik 2020, 15:31 Nga DOSJA
“Majko, biri i vërtetë i Kosovës”, Ish-kryeministri i

KOSOVË– Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko gjatë kësaj fundjave ka vizituar prindërit e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Kosovë.

Këtë lajm e ka bërë me dije kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një postimi në Faceboo, i cili ka shkruar se së bashku me ish-kryeministrin Majko kanë viziuar prindërit e Thaçit në Brojë të Skënderajt.

Sipas Lladrovcit thuhet se ishte premtim i Pandeli Majkos për këtë vizitë, pas një takimi që ka pasur në Tiranë.

Më tej ai thotë se i ati i Thaçit i ka mirëpritur në këtë takim ku sëbashku me Majkon kanë biseduar mbi çështjen aktuale me të cilënpo përballe Presidenti Thaçi, aktakuza për 100 krimet e luftës.

“Sot, së bashku me mikun tonë, z. Pandeli Majko dhe deputetin Fatmir Xhelili, kemi vizituar prindërit e Presidentit Thaçi në Brojë, vizitë që ishte premtim i tij i para disa ditëve që zhvilluam në Tiranë me Kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin. Baca Haxhi ishte mikpritësi ynë, me të cilin Z. Majko diskutoi dhe evokoi kohën e luftës çlirimtare, në kohën kur ai ishte kryeministër i Shqipërisë, kur popullit të Kosovës i kanosej asgjësimi, kohë kur burrat e gratë, vajzat e djemtë më të devotshëm të kombit, nën udhëheqjen e UÇK-së, në bashkëpunim me NATO-n i dolën zot atdheut.  Z. Majko i shprehi respektin e thellë Bacës Haxhi dhe tërë familjes Thaçi e cila i rezistoi deri në ditët e sotme, akuzave të ndryshme të fabrikuara kundër çlirimtarëve, në vend se të akuzohen ideatorët dhe kryesit e mbi 400 krimeve masive në përmasa gjenocidi, anë e kënd Kosovës.  Drenica gjatë Luftës së UÇK-së, ashtu sikur në dy luftërat botërore, ishte zonë e shkatërrimit në masë, zonë e cila i bëri rezistencë të fuqishme okupimit jugosllav, që pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 1912.  Me Z. Majko kishim për qëllim ta vizitojmë edhe Familjen e Kadri Veselit, për të shprehur solidarizimin dhe përkrahjen e plotë në këto rrethana, por për shkaqe objektive nuk kemi mundur ta realizojmë.  Faleminderit, z. Majko, biri i vërtetë i Kosovës!”-ka shkruar Lladrovci.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është kthyer të premten në Kosovë, pas 4 ditë marrje në pyetje nga Prokuroria Speciale në Hagë, ndërsa ka njoftuar se do të flasë sot në orën 20:00 për intervistimin atje.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci pandeli majko ramiz lladrovci hashim thaci pandeli majko ramiz lladrovci

Sondazh

Poll

Bota 18 Korrik 2020, 15:29

ITALI– Ministria e Shëndetësisë Italiane, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 14 viktima nga koronavirusi, dhe numri në total i të ...