Bota

Franca gati për masa të reja për parandalimin e Covid-19, Jean Castex: Do mbyllim sërish kufijtë me Spanjën

18 Korrik 2020, 14:16 Nga DOSJA
Franca gati për masa të reja për parandalimin e Covid-19, Jean

FRANCË- Kryeministri francez, Jean Castex ditën e sotme ka paralajmruar se mund të mbyll përsëri kufijtë me Spanjën duke qenë se kjo e fundit ka regjistruar një numër të lartë ta rasteve të reja me Covid-19.

“Ne po e mbikëqyrim situatën nga afër, këtu veçanërisht, sepse është vërtet një çështje që duhet ta diskutojmë gjithashtu me autoritetet spanjolle”, konfirmoi Castex duke iu përgjigjur një pyetjeje për situatën shëndetësore në Spanjë dhe një mbylljeje të mundshme të kufijve.

Kufijtë mes Francës dhe Spanjës u rihapën më 21 qershor, pas tre muajve që ishin të mbyllura për shkak të parandalimit të sëmundjes vdekjeprurëse. Spanja është një prej vendeve më të prekuara nga pandemia ku deri më tani janë regjistruar 28 400 të vdekur dhe  266.255  të infektuar nga koronavirusi.

Burimi:.web24.news

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jean castex koronavirusi ne bote jean castex koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll