Aktualitet

Nuk zbatuan protokollin për COVID-19, gjobitet me 1 milion lekë pronari i lokalit në Fier, procedohet penalisht një tjetër

18 Korrik 2020, 13:16 Nga DOSJA
Nuk zbatuan protokollin për COVID-19, gjobitet me 1 milion lekë

FIER- Policia e Fierit ka proceduar penalisht pronarin e një lokali nate, shtetasin Z.T. Ky shtetas ishte gjobitur më parë për shkelje të protokollit të sigurisë COVID-19 dhe e kishte përsëritur sërish.

Gjithashtu u gjobit me 1 milion lekë pronari i një lokali tjetër, me iniciale E.K , për moszbatimit të protokollit të sigurisë për COVID-19 gjithashtu. Policia e Fierit ndërkohë ka apeluar të gjithë administratorët e lokaleve, që të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

Njoftimi i plotë:

Kontrolle të shtuara nga Policia e Fierit në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ. Procedohet penalisht pronari i një lokali, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, si dhe gjobitet me masë 1.000.000 lekë pronari i një lokali tjetër. Në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, për subjektet apo individët që zhvillojnë aktivitete në ambiente të mbyllura, duke mos zbatuar urdhrin e organit kompetent për mbylljen e tyre, si dhe në zbatim të urdhrit Nr. 351 të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, datë 29.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, gjatë mesnatës, kanë konstatuar 2 lokale nate të hapura dhe me klientë. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht pronari i njërit prej lokaleve, shtetasi Z. T., i cili ka përsëritur shkeljen, pasi gjatë kontrollit të ushtruar para disa ditësh është gjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë. Ndërsa për pronarin e lokalit tjetër, shtetasin E. K., u vendos masë administrative 1.000.000 lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme. Policia e Fierit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobite pronari i lokalit ne fier zbatimi i protokollit per covid-19 gjobite pronari i lokalit ne fier zbatimi i protokollit per covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Korrik 2020, 10:39

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar pamje të rënda nga spitali Infektiv, ku edhe janë të shtruar pacientë të infektuar nga pa...