Aktualitet

18 Korrik 2020, 10:39 Nga DOSJA

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar pamje të rënda nga spitali Infektiv, ku edhe janë të shtruar pacientë të infektuar nga pandemia e Covid-19.

Në video shfaqen duke rënkuar disa pacientë të intubuar dhe me maska oksigjeni, ndërkohë që  mjekët dhe infermierët që vrapojnë për të dhënë ndihmën e tyre. Ndërkohë që në video dëgjohen edhe të moshuar që shprehen: O vdiqa, o moj nona ime. 

“SPITALI INFEKTIV PA KOMENT! Lutemi #VendoseniMaskën. Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të njerëzve tuaj më të dashur”, shkruan ministrja dhe publikon pamjet e rënda nga Spitali.

POSTIMI I PLOTË:

Deri më tani që prej nisjes së pandemisë në Shqipëri janë prekur 3906 persona, 1585 prej të cilëve janë të sëmurë aktivë. Ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar në 106.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu pamje nga infektivi koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu pamje nga infektivi

Sondazh

Poll