Aktualitet

EMRAT + DETAJE/ Nuk flisnin prej kohësh, ndizet sherri mes dy familjeve në Fier, i riu i ngul thikën 46-vjeçarit, i plagosur

18 Korrik 2020, 10:55 Nga DOSJA
EMRAT + DETAJE/ Nuk flisnin prej kohësh, ndizet sherri mes dy familjeve

FIER– Një 46-vjeçar i identifikaur si Përparim Seati, është plagosur me thikë në fshatin Kasnicë në Patos. Dosja.al mëson se 46-vjeçari, fillimisht është konfliktuar me autorin e ngjarjes, tashmë të vënë në pranga, Alionid Sali.

Dy familjet në fjalë mësohet se janë në sherr dhe nuk flasin prej kohësh, kështu që ka mjaftuar vetëm një fjalë që të nisë sherri mes tyre. “Pse më sheh ashtu”, mësohet të ketë thënë njëri prej tyre, dhe Sali më pas ka nxjerrë thikën, duke e lënë Seatin të plagosur.

Ky i fundit, u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale pas plagosjes, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Sali u largua nga vendi i ngjarjes me anë të një makine të llojit “Benz”, por pas disa orësh u vu në pranga. Thika me të cilën u krye plagosja, është sekuestruar.

(k.m./g.sh./f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet patos plagosje ne patos patos plagosje ne patos

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Korrik 2020, 10:39

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar pamje të rënda nga spitali Infektiv, ku edhe janë të shtruar pacientë të infektuar nga pa...