Aktualitet

Përditësimi i të dhënave për COVID-19, ministria bën lëvizjen e papritur: Nga sot ndryshon orari i konferencës, jemi LIV

18 Korrik 2020, 10:31 Nga DOSJA
Përditësimi i të dhënave për COVID-19, ministria

TIRANË- Prej gati 4 muajsh ministria e Shëndetësisë përditëson në një ‘orar zviceran’, të dhënat e përditësuara për COVID-19. Të përpiktë për çdo ditë, nga ora 10:30 deri në 11:30, kanë qenë këto fashat kur publiku është njohur me të dhënat, ecurinë e pandemisë në vendin tonë por edhe masat që merren nga institucionet. Por ky orar nga sot ndryshon. Në një komunikim via-ëhatsapp me redaksitë informative, MSH bën me dije se për shkak të fluksit të testimeve, dhe të dhënave të zgjeruara, nga sot konferenca do të zhvillohet në orën 16:00.

MESAZHI I PLOTË: 

Pershendetje Nisur nga fluksi I punes 24/7 ne Institutin e Shendetit Publik, ku po punohet pa nderprerje ne cdo ore te dites dhe nates prej me shume se 4 muajsh si dhe nisur nga zgjerimi i kapaciteteve te testimit dhe per te permbushur raportimin 24 ore, perditesimi I situates se shkaktuar si pasoje e COVID19, duke filluar nga dita e shtune, date 18 Korrik e ne vijim, do te jete live ne oren 16:00 ne ERTV, ne faqen e Facebook te Ministres Manastirliu si dhe per median. Duke ju falenderuar per mirekuptimin, ju uroj fundjave te mbare!

Deri më tani që prej nisjes së pandemisë në Shqipëri janë prekur 3906 persona, 1585 prej të cilëve janë të sëmurë aktivë. Ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar në 106.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise

Sondazh

Poll