Aktualitet

Shiste kokainë me doza, pranga 53-vjeçarit në Vlorë, ja çfarë i gjeti policia në banesë

18 Korrik 2020, 12:31 Nga DOSJA
Shiste kokainë me doza, pranga 53-vjeçarit në Vlorë, ja

VLORË – Policia e Vlorës ka arrestuar një 53-vjeçar me iniciale A.Xh., banues në fshatin Dukat të Vlorës, për shitje të lëndëve narkotike. Mësohet se 53-vjeçari shiste drogëra të forta me doza.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi kokaine, një pjesë e cila ishte ndarë në doza, një peshore elektronike, 2000 euro dhe 300 mijë lekë, të cilat dyshohet se ishin siguruar nga aktiviteti kriminal.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me seksionin operacional pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas në zonën e Llogarasë merrej me tregtim të drogave të forta në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar në zonën e Llogarasë, operacionin policor të koduar “Llogaraja”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. Xh., 53 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një sasi lënde narkotike kokainë, një pjesë të ndarë në doza gati për shitje dhe një peshore elektronike. Gjithashtu, gjatë kontrollit Policia ka gjetur dhe sekuestruar 2000 euro dhe 300.000 lekë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pranga 53-vjeçarit ne vlore pranga 53-vjeçarit ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Korrik 2020, 10:39

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar pamje të rënda nga spitali Infektiv, ku edhe janë të shtruar pacientë të infektuar nga pa...