Aktualitet

SUPER- SKANDALI/ E falimentuar prej vitesh në Turqi, “Kurum” mori 210 milion euro nga bankat shqiptare me bilance fictive (

18 Korrik 2020, 11:15 Nga DOSJA
SUPER- SKANDALI/ E falimentuar prej vitesh në Turqi, “Kurum”

TURQI– Kompania turke “Kürüm Demir”, që në Shqipëri operon përmes kompanisë “Kürüm International SHA” është përfshirë në një skandal të vërtetë financiar në Turqi, i cili konsiderohet si më i madhi i 10 viteve të fundit. Haşmet Bedii Kürüm, një nga ish-menaxherët e Beşiktaş, nënshkroi mashtrimin më të madh bankar në 10 vitet e fundit.

KURUM kishte marrë kredi në 33 banka të shpërndara në Britani të Madhe, Shqipëri dhe Turqi duke grumbulluar në total 210.3 milion euro kredi nga 5 bankat shqiptare, të cilat mediat bëjnë me dije se janë: IFC, Raiffesein, Credit Europa, Societe Generale dhe Banka Kombëtare greke.

“Kürüm Demir” ishte një ndër kompanitë më të mëdha të prodhimit të hekurit në Turqi deri në vitin 2013. Gjithçka ndryshoi pas vitit 2013, kur kompanive të ngjashme iu desh që ta nxirrnin vetë hekurin nga nëntoka dhe të mos e grumbullonin nga skrapi. Kjo rriti kostot duke ulur fitimin e kompanive, ndërkohë që nevojiteshin investime të mëdha për të qenë konkurrent në treg.

Sipas “Sabah”, ky ishte pikërisht momenti kur kompania filloi të përballej me humbje, dhe për të mbuluar falimentimin drejtuesit e saj përdorën bilance fiktive duke e nxjerrë ndërmarrjen me fitim. Ndërkohë që ishte në prag falimentimi, “Kürüm Demir” mashtronte bankat duke marrë kredi. Kürüm Demir kishte falimentuar që në vitin 2016, por kompania arriti që të mashtronte bankat duke e “zvarritur” shpalljen e falimentit deri në vitin 2018.

Madje kompania mëmë “Kürüm” ia faturonte një pjesë të humbjeve filialit në Shqipëri “Kürüm International SHA”. Drejtuesit e kompanisë akuzohen nga autoritetet turke për vepra të rënda penale si mashtrimi dhe pastrimi i parave

Prokuroria e Përgjithshme Publike e Stambollit ka marrë nën akuzë Haşmet Bedii Kürüm dhe 7 persona të tjerë, të cilët akuzohne për: pastrim parash; falsifikim dokumentash zyrtare dhe mashtrim. 

Marrë dhe përkthyer nga Sabah.com.tr

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kürüm demir skandali me mashtrimin e kürüm demir kürüm demir skandali me mashtrimin e kürüm demir

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Korrik 2020, 10:39

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar pamje të rënda nga spitali Infektiv, ku edhe janë të shtruar pacientë të infektuar nga pa...