Bota

Pesë ditë ndjekje në pyll, policia më në fund arreston ‘Rambo-n’ e Gjermanisë

17 Korrik 2020, 19:57 Nga DOSJA
Pesë ditë ndjekje në pyll, policia më në fund arreston

GJERMANI– Ditën e sotme policia gjermane ka bërë me dije se ka vënë nën pranga njeriun e armatosur të mbiquajtur “Rambo”, pas pesë ditë ndjekje në Pyllin e Zi.

Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Yves Rausc, i cili ishte arratisur i vetëm në pyllin pranë qytezës së Oppenau, në jugperëndim të Gjermanisë, pasi kishte kërcënuar një grup oficerësh policie dhe u kishte marrë pistoletat.

Ndërkohë forcat speciale, qen nuhatjeje dhe helikopterë me zbulues termikë ndihmuan për gjetjen e tij.

Siç shkruajnë edhe mediat e huaja, një punonjës poste kishte dhënë informacione mbi vendndodhjen e 31-vjeçarit dhe se një person ishte plagosur gjatë operacionit. Ndërsa një ditë më parë nëna e të riut i lutej autoriteteve ta linin të qetë.

Ajo kishte deklaruar se nuk kishte pasur kontakte me të birin që prej kohës kur ishte arratisur. “Ata duhet t’i tërheqin forcat e tyre, pas një apo dy ditësh ai do të dalë vetë nga pylli.”-tha ajo.
Policia ka bërë me dije se ai ka jetuar prej kohësh në Oppenau dhe e njeh mirë zonën e pyllit.
Më tej e ëma e tij ka thënë se Rausch është një “njeri i pyllit”, dhe se është “arratisur në natyrë për të qenë i lirë”.

Rausch ka qenë më parë në burg për armëmbajtje pa leje dhe policia paralajmëroi publikun të mos i afrohej. Policia e kishte gjetur atë në një kasolle në cep të pyllit dhe fillimisht kishte bashkëpunuar me policët, por papritur kishte nxjerrë armën dhe kishte çarmatosur katër oficerët.

“Rausch rriste vetë perimet e tij dhe gdhendte figura në dru, të cilat shpresonte t’i shiste.”- ka thënë nëna e të arrestuarit.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermani yves rausch gjermani yves rausch

Sondazh

Poll