Aktualitet

Ndërhynë te tubi kryesor i furnizimit me ujë, arrestohet kyeplaku i fshatit në Mallakastër dhe punonjësi i ujësjellësit,

18 Korrik 2020, 09:18 Nga DOSJA
Ndërhynë te tubi kryesor i furnizimit me ujë, arrestohet kyeplaku

MALLAKASTËR – Policia ka zbuluar një zonë të pyllëzuar të kultivuar me kanabis në fshatin Poçem, në afërsi të lagjes “Belagore”. Si autor të dyshuar për kultivimin e kanabisit, është identifikuar një 26-vjeçar me iniciale K.S., i cili është shpallur në kërkim.

Gjithashtu u procedua penalisht kryeplaku i fshatit A.S. 65 vjeç dhe punonjësi i ujësjellës kanalizime A.B. 60 vjeç, pasi ndërhynë në tubin kryesor që furnizon me ujë lagjen “Belagore”, duke bërë lidhje të paligjshme.

Njoftimi i policisë

Mallakastër Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. Shpallet në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të bimëve si edhe procedohen penalisht kryeplaku i fshatit dhe punonjësi i ujsjellës kanalizimeve. Shërbimet e Policisë Mallakastër, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, si edhe falë informacioneve policore të administruara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Poçem, në afërsi të lagjes “Belagore”, disa bimë narkotike. Nga kryerja e veprimeve hetimore, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kultivimit të bimëve, shtetasi K. S., 26 vjeç, banues në Poçem, dhe po punohet për kapjen e tij. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, proceduan penalisht kryeplakun e fshatit, shtetasin A. S., 65 vjeç, si edhe punonjësin e ujsjellës kanalizimeve Mallakastër, shtetasin A. B., 60 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi në tubin kryesor që furnizon me ujë të pijshëm lagjen “Belagore” autori ka ndërhyrë duke bërë lidhje të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet kryeplaku i fshatit ne mallakaster nderhyrje te tubi i furnizimit me uje arrestohet kryeplaku i fshatit ne mallakaster nderhyrje te tubi i furnizimit me uje

Sondazh

Poll