Aktualitet

Katër raste të reja me COVID-19 në Vlorë, 3 prej tyre punonjës të Gjendjes Civile

18 Korrik 2020, 08:58 Nga DOSJA
Katër raste të reja me COVID-19 në Vlorë, 3 prej tyre

VLORË – Në qytetin e Vlorës janë shënuar 4 raste të reja me koronavirus. Dosja.al ka mësuar se 3 prej tyre janë punonjës të gjendjes civile.

Disa ditë më parë në zyrën e Gjendjes Civile në Vlorë u shënua rasti i parë me COVID-19. Kjo bëri që zyra të mbyllej përkohësisht.

Gjatë bilancit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shqipëri u shënuan 55 raste të reja me COVID-19. Gjithashtu 3 pacientë të tjera humbën jetën. Aktualisht në spitalet COVID ndodhen 106 pacientë, 9 prej të cilëve janë në terapi intensive, ku një është intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll