Aktualitet

As shiu nuk i tremb! Rekord në pikën kufitare të Morinës, 15 mijë qytetarë kalojnë doganën për 2 orë

18 Korrik 2020, 08:05 Nga DOSJA
As shiu nuk i tremb! Rekord në pikën kufitare të Morinës, 15

MORINË– Ditën e sotme Shqipëria është “pushtuar” nga një mot i keq me shi, por kjo nuk i ka ndaluar turistët nga Kosova që të kalojnë kufirin për të shijuar dy ditë në vendin tonë.

Siç është bërë traditë çdo fundjave, pika kufitare e Morinit u ngarkua që në orët e para të mëngjesit duke shënuar një tjetër rekord me qytetarë e mjete që hynë në Shqipëri.

Për vetëm dy orë, në Morinë kanë hyrë me shumë se 15 mijë qytetarë duke detyruar Policinë Kufitare që të punonte me kapacitet të plotëdhe me procedurë të përshpejtuar të kalimeve për shkak të fluksit të lartë të automjeteve

Pikat e preferuara të turistëve nga Kosova në Shqipëri mbeten qytetet bregdetare Shëngjin, Velipojë e Durrësi, por tashmë harta është zgjeruar edhe në jug.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pika kufitare e morines turistet nga kosova pika kufitare e morines turistet nga kosova

Sondazh

Poll