Aktualitet

Lejoi mbjelljen e kanabisit, arrestohet kryeplaku në fshatin e Skraparit, shpallet në kërkim kultivuesi

18 Korrik 2020, 08:12 Nga DOSJA
Lejoi mbjelljen e kanabisit, arrestohet kryeplaku në fshatin e Skraparit,

SKRAPAR-Policia ka identifikuar një tokë publike të mbjellë me kanabis në fshatin Lybeshë të Sakraparit. Si rezultat është arrestuar kryeplakun e fshatit, A.T. 54-vjeç dhe S.T. 59 vjeç.

Këta shtetas akuzohen për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi. Gjithashtu në kërkim u shpall autori i dyshuar i kultivimit të lëndës narkotike, 32-vjeçari D.SH.

Njoftimi i policisë

Poliçan/Skrapar Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohet kryeplaku i fshatit dhe një shtetas për moskallzim krimi. Identifikohet autori i dyshuar, një 32 vjeçar dhe vijon puna për kapjen e tij.

Shërbimet e Policisë Poliçan, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, nga toka me grupe kontrolli dhe nga ajri me dronë me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në territorin e fshatit Lybeshë, në pronë publike, bimë narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit: A. T, 54 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, me detyrë kryeplak, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”. S. T, 59 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Moskallzim krimi”.

Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi D.Sh(S), 32 vjeç, banues në Lybeshë, si autori i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimës narkotike” Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet kryeplaku kanabis ne skrapar arrestohet kryeplaku kanabis ne skrapar

Sondazh

Poll