Aktualitet

Një nga femrat më të bukura në botë/ Aktorja indiane shtrohet në spital bashkë me vajzën, përkeqësohen nga COVID 19

18 Korrik 2020, 08:51 Nga DOSJA
Një nga femrat më të bukura në botë/ Aktorja indiane

INDI– Aktorja Aishwarya Rai Bachchan është dërguar me urgjencë në spital së bashku me vajzën e saj, pasi të dyja kanë pasur komplikacione pasi rezultuan pozitive me koronavirus.

Burri i Aishwarya, aktori Abhishek Bachchan dhe vjehrri i saj, Amitabh Bachchan, ishin shtruar më parë në Nanavati, pasi edhe ata ishin infektuar me koronavirus gjatë fundjavës.

Fillimisht ishte vjehrri i aktores, 77-vjeçari Amitabh Bachchan ai që ka rezultuar pozitiv, dhe të njëjtën gjë e konfirmoi edhe djali i tij pak ditë më pas. Abhishek, gjithashtu aktor i famshëm konfirmoi lajmin se të prekur nga pandemia ishin gruaja dhe vajza e tij tetë-vjeçare, Aaradhya.

Marrë nga BBC

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aishwarya rai aishwarya rai me koronavirus aishwarya rai aishwarya rai me koronavirus

Sondazh

Poll