Aktualitet

“Vajzën ma punojnë prostitutë në Fushë-Krujë”, nëna e shqetësuar denoncon zhdukjen e të bijës: Më mori 800 mijë

18 Korrik 2020, 08:45 Nga DOSJA
“Vajzën ma punojnë prostitutë në

TIRANË- Pas historisë së vajzës së mitur në Fushë-Krujë, ku Xh.Xh shfrytëzohej për prostitucion duke kryer marrëdhënie seksuale edhe me 7 persona njëkohësisht, një tjetër rast tronditës është regjistruar në prokurorinë e Tiranës. Një grua e shqetësuar ka denoncuar në fillim të muajit qershor se 23-vjeçarja Entela T., përdoret si punonjëse seksi në zonën e Fushë-Krujës, Laçit dhe Shkodrës. Rasti është raportuar sot nga gazetari Elton Qyno në “Shqiptarja.com”, i cili thotë se Entela T., vuan nga epilepsia, dhe largohet për ditë me radhë nga shtëpia. Sipas nënës, Shadije.T, vajza e saj Entela është bërë pjesë e një shoqërie jo të rregullt, të cilët e shfrytëzojnë si prostitutë. Shadija, ka treguar në kallëzimin e saj se: “….në datën 5 qershor 2020 ishin në shtëpi dhe rreth orës 24:00 të natës, vajzën e mori në telefon një shok me emrin Donal dhe me të doli për të pirë kafe. Entela doli të takojë personin që e kërkoi, por ajo vetë nuk kishte lekë me vete…”.

E ëma thotë se e ka telefonuar të bijën disa herë, por kjo ia ka mbyllur telefonin. E ëma ka zgjedhur t’i shkruajë mesazh, e në këtë moment, vajza ka nisur ta ‘sorollatë”. Fillimisht, Entela i është përgjigjur fillimisht se ishte tek “Grandi” dhe se do vinte shpejt. Por më pas i ka shkruar se ishte tek “Poligrafiku” me një shoqe dhe dy shokë të lagjes dhe se nuk kishte bateri në telefon.

E ëma ka rrëfyer se komunikimi i fundit me të bijën ka qenë në datën 6 qershor 2020, rreth orës 07:24 e mëngjesit. Shadija tregon se një prej shokëve të të bijës quhet Armando nga Fushë-Kruja, dhe në kohën kur vajza ka qenë atje, ka qendruar disa ditë e më pas është kthyer në shtëpi. Në bisedën që ka patur me të ëmën, Entela i ka thënë se shokët i kanë mbajtur telefonin dhe kanë kërkuar para për t’ja kthyer. E ëma i ka dhënë disa herë para, në shuma të ndryshme. 800 mijë lekë të vjetra, 500 mijë lekë të vjetra, 250 mijë lekë dhe rasti i fundit, në vlerën e 120 mijë lekëve të vjetra. Në Fushë-Krujë, Entela ka shkuar me një taksist F.S dhe të ëmën dhe iu ka dhënë paratë që i kërkoheshin nga djemtë. E ëma dyshon se kur vajza nuk vjen në shtëpi, ajo shfrytëzohet për prostitucion nga sdisa djemë. Donaldi, Armando B., dhe Endri I., janë dyshimet e të ëmës.

Vajza pretendon të kundërtën…

Por Entela ka mohuar të jetë shfrytëzuar për prostitucion. 23-vjeçarja është shoqëruar në polici pas denoncimit të të ëmës, rreth orës 00:00 mesnatën e 6 qershorit 2020. Ajo thotë se ka qenë me të dashurinë e saj në një hotel në Shkodër.

Në dëshminë e saj ajo thotë se: “…në orën 24:00 të 5 qershorit 2020 isha në banesë dhe kam  bërë sikur ka rënë zilja e telefonit dhe i kam thënë nënës “…do dal deri tek lokal “Jonart” se më telefonoi Donaldi…”. Kam dalë nga banesa dhe në orën 01:00 të datës 6 qershor jam nisur me taksi nga “Ushtari i Panjohur” për në Shkodër. Në Shkodër, vajza ka shkuar në orën 02:20 e mëngjesit dhe është takuar me të dashurin e saj, Sabah D.

“Para se të zbardhte dita kam shkuar me Sabah në hotel “Bicaj”, dhe kam qëndruar deri në orën 22:00 të mbrëmjes…”.“unë jam larguar dhe herë të tjera nga shtëpia dhe kam shkuar në Shkodër, në Fushë-Krujë, në Lushnjë, Prrenjas dhe Laç. Në Shkodër kam qëndruar 3 apo 4 netë, në Laç kam shkuar brenda ditës në Fushë-Krujë, kam qëndruar rreth një javë, në Lushnjë 3-4 ditë por e kam vënë nënën në dijeni”, -ka thënë ajo.

Për paratë që i ka marrë të ëmës për t’ja dhënë djemve në Fushë-Krujë, vajza thotë se ka paguar dëmin që ka bërë në një lokal ku ka thyer xhamin.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet entela t prostitucion ne fushekruje shadije t shfrytezim prostitucioni entela t prostitucion ne fushekruje shadije t shfrytezim prostitucioni

Sondazh

Poll