Sport

Juventus thellon krizën e Milanit, përmbys gjithçka me Dybala dhe Kean

6 Prill 2019, 18:06 Nga DOSJA
Juventus thellon krizën e Milanit, përmbys gjithçka me Dybala

ITALI- Ka përfunduar me fitorën e Juventusit supersfida e kësaj jave në Seria A. Edhe pse Milani arriti që të kaloj i pari në avantazh në pjesën e parë, “Zonja e vjetër” përmbysi gjithçka në fraksionin e dytë.

Juventusi me këtë fitore afrohet edhe më shumë titullit kampion, ndërsa Milani thelloi krizën që e ka përfshirë në javët e fundit.

Ka qenë Piontek  në minutën e 40’ të pjesës së parë që hapi serinë e golave dhe ngriti në këmbë të gjithë tifozët e kuqezinjve. Por me kthimin në lojë në pjesën e dytë bardhezinjtë u treguan më luftarak dhe arritën të shënonin dy gola duke rrëmbyer dhe fitoren.

Ishte Dybala me penallti që vendosi barazpeshën në fushe dhe në minutën e 84’ talenti i Kean përmbysi gjithçka. Më këtë humbje Milani rrezikon vendin e katër, vend i cili e mbante në zonën e Champion League.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport fiton zonja e vjeter milan juventus seria a fiton zonja e vjeter milan juventus seria a

Sondazh

Poll