Sport

Kukësi “pret kokën” e trajnerit pas humbjes me Kastriotin, shkarkohet Ramazan Ndreu

6 Prill 2019, 16:50 Nga DOSJA
Kukësi “pret kokën” e trajnerit pas humbjes me Kastriotin,

KUKËS- Ramazan Ndreu nga sot nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Ky është lajmi i fundit i publikuar nga skuadra verilinodre, e cila bën me dije se ka ndërprerë marrëdhënien me trajnerin.

 “FK Kukësi njofton se, pas humbjes sot në Fushë Krujë me rezultatin 2 – 1 me KS Kastriotin, shkarkohet trajneri Ramazan Ndreu . Ndreu nuk menaxhoi si duhet lojen dhe ishte shumë inaktiv në pankinë. Trajneri ka patur mbështetje maksimale nga klubi dhe Presidenti, por humbja e sotme e ngarkon me përgjegjësi të plotë. Në vijim do kemi komunikime të tjera me publikun”, shkruhet në njoftim.

Shkarkimi i Ndreut  erdhi menjëherë pas humbjes me Kastriotin me rezultatin 2-1. (Lexo këtu) Shkaku i shkarkimit të teknikut krutan është se ai ishte inaktiv në pankinë në sfidën e sotme dhe nuk e menaxhoi siç duhet lojën.

(A.B. Dosja.al)

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kategoria superiore kukesi kastrioti ramazan ndreu shakrohet ndreu trajneri i kukesit kategoria superiore kukesi kastrioti ramazan ndreu shakrohet ndreu trajneri i kukesit

Sondazh

Poll