Sport

U kërcënua dy ditë më parë, trajneri i Vllaznisë Agim Canaj mungon në seancën stërvitore

5 Prill 2019, 19:53 Nga DOSJA
U kërcënua dy ditë më parë, trajneri i Vllaznisë

Ekipi shkodran i Vllaznisë është shumë pranë rikthimit në kategorinë Superiore edhe pse problemeve në klub nuk iu vjen fundi.

Vitin e kaluar u kërcënua dhe madje u sulmua ish trajneri Ernest Gjoka, por edhe këtë vit ka pasur presione ku është kërcënuar trajneri i ri Agim Canaj.

Canaj anulloi seancën e para dy ditëve pasi u kërcënua për të favorizuar disa element spëcifikë në ekip.

Megjithatë burime nga kampi shkodran raportojnë se stërvitja e sotme e Vllaznisë është bërë pa prezencën e trajnerit Agim Canaj, ndërsa është drejtuar nga ndihmësit e tij, Safet Osja dhe Ideal Lekiqi.

Akoma nuk dihen arsyet se pse trajneri nuk ka qenë i pranishëm sot në stërvitje, por kjo gjë mund të lidhet me ngjarjet e ditëve të fundit.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport agim canaj ernest gjoka kercenohet trajneriu vllaznia agim canaj ernest gjoka kercenohet trajneriu vllaznia

Sondazh

Poll