Sport

Barça merr vendimin për Griezmann: I ka ikur treni, nuk ka shans të hip më

5 Prill 2019, 18:57 Nga DOSJA
Barça merr vendimin për Griezmann: I ka ikur treni, nuk ka shans

Barcelona s’do të bëjë më përpjekje për ta blerë Antoine Griezmannin nga Atletico Madridi.

Josep Pedrerol, personi i cili në të kaluarën ka nxjerrw informacione për lëvizje të ndryshme dhe ai që paralajmëroi largimin e Cristiano Ronaldos dhe kthimin e Zinedine Zidane në Madrid, gjatë ditës tha se përfaqësuesi i Antoine Griezmannin tashmë ka folur me drejtuesit e Barçës dhe u ka kumtuar lajmin se sulmuesi francez dëshiron ta veshë fanellën e katalunasve.

Por, sipas Carles Rexach, këshilltari i presidentit të klubit katalanas Josep Maria Bartomeu – Barcelona nuk do të bëjë më asnjë përpjekje për të sjellë në “Camp Nou” kampionin e botës me Francën.

Unë nuk do ta blija më. Më qartë se kaq nuk mund të flas.

Ai e kishte momentin e tij për të ardhur këtu tek ne. Është një tren që kalon vetëm një herë në jetë dhe nëse e lë të ikë, atëherë nuk ke më asnjë shans t’i hipësh më. Ai tren ka kaluar për Griezmann.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport antoine griezmann barcelona la liga antoine griezmann barcelona la liga

Sondazh

Poll