Sport

“Fitojnë kampionatin”, Kukësi shënon humbje ‘turpëruese’ pas deklaratës së Ramës

6 Prill 2019, 16:09 Nga DOSJA
“Fitojnë kampionatin”, Kukësi shënon humbje

KRUJË- Kastrioti ka arritur që të fitojë kundër skuadrës së Kukësit. Kjo humbje për Kukësin do të thotë që të “lajë dhe duart” me titullin kampion, pasi Partizani i vendit të parë po njeh vetëm fitore.

Në “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, vendësit kanë zhvilluar një pjesë të dytë të luftuar dhe kanë merituar në fund suksesin. Kukësi ishte i pari që jep goditjen duke shënuar golin në minutën 34-ët për epërsinë e skuadrës mike, e cila mbylli pjesën e parë në avantazh.

Në pjesën e dytë Kastrioti bëri një përmbysje të çmendur. Fillimisht barazoi Roxher në minutën e 63-të dhe goli i dytë erdhi nga Edison Ndreca, që me një të majtë në hyrjë të zonës, thyen Frashërin në shtyllën e tij. Ky ka qenë ky goli i fundit i ndeshjes dhe i solli fitoren Kastriotit.

Kjo fitore ndezur shpresat e krutanëve për mbijetesë dhe largon Kukësin nga titulli kampion! Kujtojmë që nga Kukësi Edi Rama u shpreh se kjo skuadër do të dilte kampion, por më ketë humbje duket se ka nuk mund t’ja dalë dot.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport edi rama kastrioti kategoria superiore kukesi redi maloku titulli kampion edi rama kastrioti kategoria superiore kukesi redi maloku titulli kampion

Sondazh

Poll