Sport

Bayern Munich e gjen zëvendësuesin e Robben tek Ajax

5 Prill 2019, 20:33 Nga DOSJA
Bayern Munich e gjen zëvendësuesin e Robben tek Ajax

David Neres është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në botën e futbollit.  Juventus, Paris Saint Germain, Roma, Borussia Dortmund e Chelsea po interesohen për sulmuesin brazilian.

Por është gjigandi gjerman Bayern Munich që i ka parakaluar skuadrat e sipërme për t’i siguruar shërbimet e Neres.

22-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Ajaxit, ku në 42 ndeshje zyrtare ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 14 asistime.

Këto shifra kanë bërë Ajax t’i vendos çmimin e largimit prej 65 milionë eurove.

Bayern e sheh stë si zëvendësuesin perfekt të Arjen Robben që pritet të largohet në fund të sezonit.

Sport.de ka raportuar se Bavarezët janë gati të paguajnë shumën e kërkuar nga Ajaxi për transferimin e brazilianit në Allianz Arena.

Gjithsesi rekordmenët gjerman janë në garë edhe për talentin anglez Callum Hudson-Odoi.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ajax bayern munich david neres ajax bayern munich david neres

Sondazh

Poll