Bota

Hoti tregon prapaskenat: Amerikanët kërkuan të mbahej takimi pavarësisht publikimit të akuzave ndaj Thaçit

17 Korrik 2020, 20:58 Nga DOSJA
Hoti tregon prapaskenat: Amerikanët kërkuan të mbahej takimi

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas kthimit nga Brukseli, ku u takua me Presidentin e Serbis, ka dhënë intervistën e parë për mediat në Kosovë. I ftuar në televizonin T7, Hoti tha se amerikanët kërkuan që të mbahet takimi me 27 qershor në Washington, edhe pse u zbulua aktakuza kundër Hashim Thaçit.

Ne vlerësuam se delegacioni u përgjysmua dhe vendosëm ashtu. Ne e kuptuam vetëm pasi zbritëm në Vjenë. Ishte befasi por është çështje e drejtësisë.

Ndodhi ajo që ndodhi, derisa delegacioni u përgjysmua vendosëm se është më mirë të shtyhet për një herë tjetër. Biseduam me ambasadorin Grenell dhe ata kërkuan që takimi të mbahet pavarësisht çka ndodhi. Por, pas diskutimeve dhe vlerësimeve të situatës që kam bërë, unë kam kërkuar që të shtyhet takimi dhe ata kanë mirëkuptuar”, ka thënë Hoti.

Takimi i nivelit të lartë ishte parashikuar në 27 qershor në SHBA, por u anulua pasi u publikua aktakuza për Hashim Thaçin dhe Kosova tërhoqi delegacionin në momentin e fundit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti dialogu kosove-serbi takimi kosove serbi 27 qershor avdullah hoti dialogu kosove-serbi takimi kosove serbi 27 qershor

Sondazh

Poll

Bota 17 Korrik 2020, 19:34

Mali i Zi, vdesin dy persona si pasojë e COVID-19

MALI I ZI- Në spitalin e Tivarit kanë vdekur të premten dy persona si pasojë e COVID-19. Ndërkohë janë shënuar edhe 59 raste të reja në 24 orët e fundit, ka bër...