Bota

Pas disa javësh debate/ Pentagoni ndalon përdorimin e flamurit të Konfederatës në bazat ushtarake amerikane

17 Korrik 2020, 19:05 Nga DOSJA
Pas disa javësh debate/ Pentagoni ndalon përdorimin e flamurit të

SHBA– Pentagoni ka vendosur  ditën e sotme ndalimin e përdorimit të flamurit të Konfederatës në të gjitha bazat ushtarake amerikane. Ndërkohë mediat në SHBA thonë se në memorandumin i Pentagonit nuk përdoret fjala ‘ndalim” dhe as ndonjë lloj i veçantë i flamurit.

Memorandumi i nënshkruar nga Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper rendit të gjitha llojet e flamujve që mund të shfaqen në bazat ushtarake amerikane por në këtë listë nuk është përmendur flamuri i Konfederatës, si dhe nuk specifikohet nëse ky flamur është i ndaluar të përdoret.

“Ne duhet të qëndrojmë gjithmonë të përqëndruar në atë që na bashkon, betimin tonë ndaj Kushtetutës dhe detyrën tonë të përbashkët për të mbrojtur kombin. Flamujt që ne valëvisim duhet të përputhen me imperativat ushtarake të rendit dhe disiplinës së mirë, duke trajtuar me dinjitet dhe respekt të gjithë njerëzit tanë, dhe duke hedhur poshtë simbolet përçarëse.”” thuhet në deklaratën e Esper.

Flamuri i përdorur në fushëbetejën e Konfederatës, është parë gjithnjë e më tepër së fundmi si një simbol i racizmit dhe skllavërisë.

Burimi:cnbc.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ndalohet perdorimi i flamurit te federates shba ndalohet perdorimi i flamurit te federates shba

Sondazh

Poll

Bota 17 Korrik 2020, 18:34

SHBA- Vendimi i një gjykatësi të Miçiganit për të dërguar një vajzë 15-vjeçare në paraburgim pasi kjo e fundit nuk kishte marrë pjesë në mësimin o...