Bota

Qindra mbështetës e pritën në Morinë, shoqërojnë eskortën e Thaçit pas hyrjes në Kosovë

17 Korrik 2020, 19:16 Nga DOSJA
Qindra mbështetës e pritën në Morinë,

KOSOVË–  Presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi mbrëmjen e kësaj të premteje ka arritur në Kosovë pas 4 ditë intervistim në Prokurorinë Speciale në Hagë.

Në këtë foto të publikuara nga mediat e huaja shihet Presidenti Thaçi i cili përshëndet të gjithë qytetarët që e pritën sot në pikën kufitare të Morinës kur u kthye në Kosovë.

Ai u prit nga një grup i madh mbështetësish, ku u pa që i  bënë një pritje madhështore me flamujt e UÇK-së, daulle e  muzikë.

Në fotot e publikuara nga mediat vendase shihet që  Morina është ndezur nga ngjyra e kuqe e flamujve të UÇK-së, ku edhe shumë qytetarë të  tjerë kanë mbajtur në duar disa fototgrafi të Presidentit Thaçi.

Presidenti Thaçi pas mbërritjes në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale bëri me dije se nesër në orën 20:00 do të flasë mbi katër ditët e intervistimit në Hagë, ndërsa theksoi se historinë e Kosovës nuk mund ta rishkruajë askush.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u mor në pyetje prej 4 ditësh në Gjykatën e Hagës pas publikimit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale. Aktakuza edhe pse ishte formuluar që në prill, u komunikua vetëm dy ditë para takimit në Washington, ku do të rinisnin bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nën drejtimin e të dërguarit të presidentit Donald Trump, Richard Grenell. Si pasojë e publikimit të aktakuzës, dështoi takimi në Washington. Hashim Thaçi është akuzuar nga Prokuroria Speciale, për 100 krime lufte, së bashku me kreun e PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK.

 A.C/Dosja.al 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni presidenti hashim thaçi presidenti hashim thaçi

Sondazh

Poll

Bota 17 Korrik 2020, 18:34

SHBA- Vendimi i një gjykatësi të Miçiganit për të dërguar një vajzë 15-vjeçare në paraburgim pasi kjo e fundit nuk kishte marrë pjesë në mësimin o...