Bota

Shpëtoi të moshuarin nga sulmi i ariut, 27-vjeçari po nderohet si hero në Indi

17 Korrik 2020, 19:29 Nga DOSJA

INDI- Një burrë në Indi po konsiderohet hero në vendin e tij, pasi shpëtoi nga sulmi iariut  një tjetër burrë. Në një video të  bërë virale, shihet se ariu ka zënë përfund një  57-vjeçar i identifikuar si Ghulam Qadir dhe ka tentuar ta kafshojë.

Pikërisht në këtë moment fatmirësisht  ka ndërhyr 27-vjeçari Umer Hajm, i cili përdori një shkop prej druri për të larguar kafshën e egër. Për fat të mire ersoni që ka rënë viktimë e sulmit ka marrë vetëm disa plagë të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq  burri që e ka shpëtuar ka dolur për mediat ku ka shpjeguar edhe situatën kur ka ndodhur ngjarja.

 “Isha duke shkuar në dyqan dhe shikova një ari duke sulmuar një burrë. Reagova në mënyrë instiktive, gjeta një shkop prej druri aty pranë dhe nisa të godisja kafshën, e cila pas disa goditjeve u largua. Qëllimi im i vetëm në atë momente ishte të ndihmoja një të moshuar nga një vdekje e mundshme”, u shpreh Umer Hajm.

(A.k.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ghulam qadir indi umer hajm ghulam qadir indi umer hajm

Sondazh

Poll

Bota 17 Korrik 2020, 18:34

SHBA- Vendimi i një gjykatësi të Miçiganit për të dërguar një vajzë 15-vjeçare në paraburgim pasi kjo e fundit nuk kishte marrë pjesë në mësimin o...