Bota

Komuniteti shqiptar në Amerikë mundëson testime falas për COVID-19

17 Korrik 2020, 19:58 Nga DOSJA
Komuniteti shqiptar në Amerikë mundëson testime falas për

SHBA- Komuniteti Shqiptar në Amerikë nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se  momentalisht në qytezën e Waterburyt në Connecticut po mundëson teste të CoVid-19 falas. Kjo iniciativë  u bë e mundur në bashkëpunim me Qendrën Shëndetësore të zonës. Testet mund ti bëjnë edhe persona që nuk kanë simptoma. Në shtetin e Connecticut deri më tani janë prekur 47750 persona ku 4389 kanë ndërruar jetë dhe 18415 janë shëruar. Waterbury është një zonë me një popullsi prej rreth 110000 mijë banorësh dhe ka pasur 2100 raste deri më tani ku rreth 200 kanë ndërruar jetë.

Për “Diaspora Shqiptare”, imami i Komunitetit Shqiptaro Amerikan në Connecticut (AAMC), Gazmend Aga ka dhënë disa detaje më shumë. “Testimi për gjithë komunitetin e Waterbury është një event i organizuar nga Presidentja e AAMC, Albana Lame dhe Community Health Center. Që në fillimet e pandemisë, anëtarë të komunitetit kanë kontribuar në prodhimin dhe shpërndarjen e maskave falas. Jemi krenarë me punën e bërë të shumë shqiptarëve mjekë, infermierë etj.

Të prekur nga Covid19 ka pasur edhe nga komuniteti ynë. Fatkeqësisht, përveç të infektuarve ka pasur edhe viktima nga shqiptaro-amerikanët. Zoti i mëshiroftë dhe familjarëve i dhëntë durim. Mos të harrojmë, që kjo periudhë ka pasur edhe një ndikim në psikologjinë e njerëzve. Komunitetet në të cilat familja e madhe ka qenë më e bashkuar, e kanë kaluar më lehtë se të tjerat. Mund të them se në këtë drejtim, familja shqiptare mbetet një aspekt i rëndësishëm në komunitetin tonë.

Aktualisht shteti i Connecticut është një nga shtetet me menaxhimin më të mirë të Covid19. Kjo në saj të punonjësve të shëndetësisë, politikave të sakta dhe ç’është më e rëndësishmja, vetëdijes shoqërore. Tashmë njerëzit mbajnë gjithmonë maska në vendet e mbyllura. Komuniteti Mysliman Shqiptaro Amerikan(AAMC) e ka hapur xhaminë, por  sipas udhëzimeve përkatëse. Aktivitetet e tjera akoma nuk kanë rinisur. Do të vazhdojmë të jemi aktivë në përballimin e Covid19”.

(Marrë nga Diaspora Shqiptare)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora diaspora shqiptare gazmend aga komuniteti shqiptar në amerikë diaspora shqiptare gazmend aga komuniteti shqiptar në amerikë

Sondazh

Poll

Bota 17 Korrik 2020, 19:34

Mali i Zi, vdesin dy persona si pasojë e COVID-19

MALI I ZI- Në spitalin e Tivarit kanë vdekur të premten dy persona si pasojë e COVID-19. Ndërkohë janë shënuar edhe 59 raste të reja në 24 orët e fundit, ka bër...

Bota 17 Korrik 2020, 18:34

SHBA- Vendimi i një gjykatësi të Miçiganit për të dërguar një vajzë 15-vjeçare në paraburgim pasi kjo e fundit nuk kishte marrë pjesë në mësimin o...