Art&Argëtim

E lindur në luks! Kylie Jenner i bën sërish dhuratë vajzës Stormy, 2 vjeçarja surprizohet me çantën 3 mijë paund “Lou

17 Korrik 2020, 20:47 Nga DOSJA
E lindur në luks! Kylie Jenner i bën sërish dhuratë

AMERIKË- Kylie Jenner ka postuar një foto të vajzës së saj duke pozuar me një çantë të kushtueshme “Louis Vuitton” e cila thuhet se kushton deri në 3,000 paund.

Shumë njerëz komentuan se ajo është “jashtë kontaktit me realitetin”, pasi pandemia e koronavirusit ka marrë miliona jetë dhe u ka kushtuar shumë njerëzve vendin e punës.

Kjo nuk është hera e parë që Kylie shpenzon shifra marramendëse në veshjet e vajzës së saj.

Kohë më parë ajo është shprehur se çantat e firmës ‘Hermes’ do ti blejë dhe do ti mbajë si investim për të ardhmen e vajzës së saj. Këto çanta duhet thënë se janë më të kushtueshmet në botë.

Ndërsa muaj më parë ajo u kritikua pasi i bleu Stormit një unazë diamanti gjatë Krishtëlindjeve.

Mirëpo asgjë nuk do e ndalojë Kylien që të shpenzojë për të vogën e saj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz cante kylie jenner stormy vajzë cante kylie jenner stormy vajzë

Sondazh

Poll