Art&Argëtim

Aksidentohet Fifi, del FOTOJA nga vendi i ngjarjes, këngëtarja jep sqarime para policit, si është gjendja e saj shëndetëso

17 Korrik 2020, 19:53 Nga DOSJA
Aksidentohet Fifi, del FOTOJA nga vendi i ngjarjes, këngëtarja jep

TIRANË- Fifi ka pësuar një aksident automobilistik pasditen e sotme dhe momenti është fotografuar nga njerëzit e pranishëm në vendngjarje.

”Prive.al” raporton se aksidenti ka ndodhur në Tiranë, teksa sipas pamjeve kuptohet se artistja gëzon shëndet të plotë ndonëse dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur shpejt Policia e Shtetit ku të pranishëm kanë qenë dy shoferët e automjeteve të përfshira në këtë aksident.

Pas ngjarjes, vetë Fifi ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale. Këngëtarja shkruan në Instastory se është mirë dhe se nga aksidenti ka pësuar vetëm dëme materiale.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aksident fifi këngëtare aksident fifi këngëtare

Sondazh

Poll