Bota

Mbesa e Mbretëreshës Elizabeth martohet me ceromoni private/ Dasma zhvillohet në përputhje me rregullat anti-covid

17 Korrik 2020, 18:14 Nga DOSJA
Mbesa e Mbretëreshës Elizabeth martohet me ceromoni private/ Dasma

BRITANI–  Princesha Beatrice është martuar me themeluesin e kompanisë ‘Banda’ Edoardo Mapelli Mozzi në një ceremoni private në Windsor. Dasma u zhvillua të premten në mëngjes në Royal Chapel of All Saints në Royal Lodge ku pjesmarrës kanë qenë ehde  Mbretëresha dhe Duka i Edinburgh, së bashku me të afërmit e tjerë.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se  dasma u zhvillua në përputhje me të gjitha udhëzimet përkatëse të qeverisë ndaj koronaviruist.

31 vjeçarja dhe Mapelli Mozzi, i cili është në moshën 35 vjeçare, kishin planifikuar fillimisht të martoheshin në 29 maj në Chapel Royal, St James Palace, në Londër por që planet u prishën për shkak të pandemisë së Covid-19. Ata u njohën në vitin 2018 ndërsa fejesën e bënë vitin e kaluar gjatë një udhëtimi në Itali.

Burimi: BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota beatrice edoardo mapelli mozzi beatrice edoardo mapelli mozzi

Sondazh

Poll