Bota

“Nesër do flas për intervistimin në Hagë”, Hashim Thaçi mbërrin në Kosovë. Me simbolin e UÇK-së, këngë e daulle,

17 Korrik 2020, 11:54 Nga DOSJA

PRISHTINË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur në Kosovë. Kthimi në Kosovë vjen pas qëndrimit 4-ditor në Holandë ku u mor në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Gjykatën e Hagës.

Thaçi sot nuk ka dhënë detaje mbi gjithë intervistimin në Hagë, por është shprehur se ditën e nesërme në orën 20:00 do të  flasë për marrjen në pyetje nga Specialja në Hagë, ndër të tjera ai ka shtuar se askush nukmund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë! HTH”– ka shkruar Thaçi.

Pas largimit nga Shqipëria në pikën kufitare të Morinës Thaçi është pritur me daulle, këngë popullore dhe shumë flamuj të UÇK-së dhe Kosovës, në mbështetje të tij pas kthimit nga Holanda.

Kjo pritje kaq e madhe u njoftua paraditen e sotme nga djali i tij, Endriti, i cili bëri thirrje që në orën 19:30 të gjithë qytetarët e Kosovës të bashkohen në një grumbullim për ta mirëpritur në pikën kufitare të Morinës.

“Mirë se vjen, president! Të gjithë në pritje të heroit të luftës dhe paqes. Pika kufitare në Morinë. E premte, 17 korrik 2020, ora 19:30. Eja edhe ti! Merre flamurin me veti. Vendose maskën dhe mbaje distancën.”- ka shkruar Endriti në postimin e tij.

Postimi i djalit të Hashim Thaçit:

Ndërkohë që qeveria në Kosovë ka ndaluar grumbullimet me më shumë se 50 persona për shkak të COVID-19. Mbetet për t’u parë nëse do të përqafohet nisma për të përshëndetur Thaçin në Morinë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u mor në pyetje prej 4 ditësh në Gjykatën e Hagës pas publikimit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale. Aktakuza edhe pse ishte formuluar që në prill, u komunikua vetëm dy ditë para takimit në Washington, ku do të rinisnin bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nën drejtimin e të dërguarit të presidentit Donald Trump, Richard Grenell. Si pasojë e publikimit të aktakuzës, dështoi takimi në Washington. Hashim Thaçi është akuzuar nga Prokuroria Speciale, për 100 krime lufte, së bashku me kreun e PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK.

(F.g;a.c/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aktakuza ndaj thaçit hashim thaci thaci kthehet nga haga aktakuza ndaj thaçit hashim thaci thaci kthehet nga haga

Sondazh

Poll