Bota

Pas takimit me Vuçiç Hoti kthehet në Prishtinë, u bën thirrje qytetarëve: Të kujdesemi për veten dhe familjet tona

17 Korrik 2020, 17:55 Nga DOSJA
Pas takimit me Vuçiç Hoti kthehet në Prishtinë, u

KOSOVA– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas kthimit nga Brukseli ku zhvilloi takimin me Vuçiç ka njoftuar se ka arritur në Kosovë.

Përmes një deklarate ai ka bërë me dije se sapo ka zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërsa ka pranuar një kontroll rutinor mbi Covid-19 nga doktoresha që ishte aty.

“Sapo zbritëm në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, doktorresha e Komunës së Fushë Kosovës na bëri kontrollën rutinore, sikur çdo udhëtari tjetër që arrin në Kosovë. E falënderoj atë dhe të gjithë stafin shëndetësorë në gjithë Kosovën për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm. Të kujdesemi për veten dhe familjet tona, që mjekët tanë ta kenë më të lehtë. Maska – Distanca – Higjiena personale.”– ka shkruar Hoti.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti avdullah hoti

Sondazh

Poll

Bota 17 Korrik 2020, 17:07

EGJIPT- Së fundmi është bërë jë zbulim që ka habitur shumë njerëz po ashtu edhe ekspertë. Sipas mediave të huaja një fëmijë mumje e gjetur në një tumë të lashtë...