Bota

Dëshira e madhe për një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut

17 Korrik 2020, 17:13 Nga DOSJA
Dëshira e madhe për një kryeministër shqiptar në

MAQEDONI E VERIUT– Maqedonia e Veriut mbajti javën e kaluar për tre ditë me rradhë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Për shqiptarët atje procesi i votimit ka qenë një pritje e gjatë,pasi dëshira për të pasur një kryeministër shqiptar ishte shumë e madhe.

Nga rezultatet e publikuara nga Komisioni zgjedhor partitë shqiptare fituan 33 deputetë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ndryshe nga zgjedhjet e viteve të kaluara. Ndërsa  Bashkimi Demokratik për Integrim është fitues në kampin shqiptar me 15 deputetë.

Kujtojmë se edhe kreui BDI-së Ali Ahmeti gjatë fushatës elektorale u shpreh i bindur se këto zgjedhje do të nxjerrin një kryeministër shqiptar, pavarësisht se ka edhe maqedonas. Pra zgjedhjet e parakohshme të 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut sollën një rezultat shumë të mirë për partitë shqiptare. Pozicioni dhe ndikimi i tyre në parlamentin e ri me 120 vende është rritur. Nga raportimet e mediave vendase votimet u mbajtën në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë Covid-19, por u tha se kaluan pa probleme. Pandemia nuk i ndaloi qytetarët, për të hedhur votën e tyre, për t’i dhënë formë Parlamentit të ri të Maqedonisë së Veriut. Ndryshe nga sa kemi parë më herët, në spektrin politik shqiptar pati dy risi: Lëvizja Besa hyri në koalicion parazgjedhor me një parti të madhe maqedonase dhe Bashkimi Demokratik për Integrim doli me kandidatin e parë shqiptar për kryeministër.

Naser Zyberi është  edhe i propozuar për kryeministër shqiptar. Ai ka lindur në komunën Sarajit në Shkup, 59-vjeçari i diplomuar në Universitetin e Prishtinës për drejtësi është një figurë e zgjedhur mirë nga BDI. Prej vitit 1990 deri në 2002, Zyberi ka shërbyer për 3 mandate radhazi në parlamentin maqedonas si deputet nën logon e Partisë për Prosperitet Demokratik. Ai ka pasur edhe postin e Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, zv.Kryeministër i Maqedonisë së Veriut si dhe është bashkëpërpilues i Marrëveshjes së Ohrit.

Marrë shkas nga vendimi i BDI-së, fushata elektorale e shkurtër dhe e kufizuar në Maqedoni të Veriut si shkak i pandemisë, u përqëndrua më së shumti në çështje etnike.

BDI pjesë e këtij hapi historik?

“Shqiptarët e kanë dhënë provën që mund të jenë të parët, siç është rasti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Kësaj radhe kemi propozuar kandidat shqiptar për kryeministër.”- u shpreh Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Ndërsa lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, pavarësisht  se shprehin dëshirën që shqiptarët në Maqedoni të Veriut të fitojnë më shumë të drejta dhe që zëri i tyre të jetë më i fuqishëm, janë shumë skeptikë për nismën e BDI-së. Për ta kandidati për kryeministër ishte thjesht një mjet për të thithur sa më shumë vota.

Partitë shqiptare tashmë zotërojnë 33 deputetë nga 120 që janë gjithsej. Këto mandate janë të shpërndara në 4 grupime të veçuara politke.

 “Një parti e vetme politike shqiptare është e dëmshme. Shqiptarëve në Maqedoni u duhet një parti në qeveri dhe një parti në opozitë.”- tha  Mexhiti.

“Kemi apeluar gjatë ndryshimeve kushtetuese të kemi një unifikim të të gjitha partive shqiptare, por fatkeqësisht nuk e panë të arsyeshme që të uleshim e të bashkëbisedonim për interesat e shqiptarëve.”- theksoi Elmedin Memishi, nga lëvizja BESA.

Pas zgjedhjeve, BDI u zgjati dorën e bashkëpunimit partive të tjera shqiptare, për të realizuar ëndrrën e një komuniteti të tërë.

Lidhja Socialdemokrate e Zoran Zaev, edhe pse pjesë në përbërje të koalicionit parazgjedhor ka një parti shqiptare, nuk do të kursehej në deklarata kundër propozimit të BDI. Madje do të propozonte se do t’i falte deputetë opozitës së VMRO-DPMNE, vetëm që Maqedonia e Veriut të mos ketë një kryeministër shqiptar këtë mandat. Të njëjtën gjë ofroi edhe Hristian Mickovski.

“Jam i gatshëm që në bashkëpunim me deputetët tanë, t’i japim 13 deputetë VMRO-DPMNE-së, pasi aq do t’i duhen për të formuar qeveri të pakicës, në rast se BDI-ja kushtëzon formimin e qeverisë me kërkesën për kryeministër shqiptar.”-tha Zaev.

“Ne do të kemi shumicën dhe nuk do të lejojmë asnjë kushtëzim nga partitë e tjera. Dihet se kujt i takon kryeministri në këtë shtet.”- u shpreh Mickovski.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet në maqedoninë e veriut zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll

Bota 17 Korrik 2020, 17:07

EGJIPT- Së fundmi është bërë jë zbulim që ka habitur shumë njerëz po ashtu edhe ekspertë. Sipas mediave të huaja një fëmijë mumje e gjetur në një tumë të lashtë...