Origjina e koronavirusit, OBSH fillon ‘kthesën’: Ekip ekspertësh ndërkombëtarë për të hetuar virusin në Kinë
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se do të formojë një ekip ekspertësh ndërkombëtarë, të cilët do të shkojnë në Kinë për të studiuar origjinën e koronavirusit. Një ekip i OBSH-së ka qëndruar në Kinë për të përgatitur vizitën e ekipit më të gjerë të ekspertëve.
Shefi i programit të urgjencave në OBSH, Mike Ryan, tha se ekipi ishte “shumë i kënaqur” me bashkëpunimin e zyrtarëve kinezë deri më tani, por shkuarja dhe vendosja e një ekipi më të madh, do të kërkonte kohë.
Kina është kritikuar për mënyrën sesi e ka menaxhuar situatën me pandeminë, që nga paraqitja e rasteve të para të raportuara me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Më së shumti kritika në drejtim të Kinës kanë bërë Shtetet e Bashkuara.
Në fakt, presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar edhe OBSH-në për bashkëpunim me Kinën në fshehjen e informacioneve për pandeminë. Mu për këtë, ai vendosi për tërheqjen e SHBA-së nga anëtarësia në OBSH.
OBSH-ja i ka hedhur poshtë akuzat.
Më 17 korrik Shtetet e Bashkuara thyen rekordin e tyre ditor të rasteve të reja me koronavirus, duke regjistruar të enjten mbi 77,000 të tilla, ndërkohë që numri i viktimave shkoi në gati 1,000.
Në total, gati 3.6 milionë të infektuar dhe mbi 138,000 viktima janë regjistruar në SHBA, prejse pandemia ka arritur atje në fillim të këtij viti.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi në gjithë botën ka prekur mbi 13.8 milionë njerëz. Prej tyre, gati 590,000 kanë vdekur dhe mbi 7.7 milionë janë shëruar.
Marrë nga: REL
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Wuhan në një tjetër krizë/ Ish-epiqendra e koronavirusit ngre alarmin e kuq, përmbytet qyteti me mbi 11 milionë banorë
KINË– Një tjetër krizë ka përfshirë Wuhanin, epiqendrën e Covid-19 në Kinë. Mediat e huaja kanë shkruar se qyteti kinez ka ngritur alarmin , pasi vendi ë...
Do të kenë 26 këshilltarë në Kuvendin Komunal, shqiptarët e Bujanovcit nxjerrin Vuçiç në opozitë
SERBI-Partitë shqiptare në komunën e Bujanovcit, kanë arritur marrëveshje për koalicionin qeverisës. Sipas kësaj marrëveshje, shqiptarët në Bujanovc do të kenë ...
Efektivi kosovar nuk i bëri ballë luftës me virusin, infektohen me Covid-19 më shumë se 150 policë të tjerë
KOSOVË– Më shumë se 150 pjesëtarë të policisë së Kosovës janë infektuar me koronavirus deri më tani.Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës ka bër...
Çfarë thotë antikorrupsioni për deklarimin e pasurisë që Hoti ia kërkoi Muhamet Mustafës
KOSOVË– Derisa në vendimin e kryeministrit të datës 13 korrik nuk specifikohet arsyeja se pse Hoti ka larguar nga detyra Mustafën dhe pse i ka kërkua...
Hulumtimi i UNICEF-it: Vetëm 45% e të rinjve mbajnë maskë rregullisht në publik
KOSOVË- Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka kryer një hulumtim në Kosovë, përmes së cilit të rinjtë janë pyetur për qëndrimet e tyre rr...
Covid-19 ‘pushton’ Kinën/ Qyteti Xinjiang me 3.5 milionë banorë futet në karantinë
KINË– raste e reja nga Covid-19 në Kinë kohët e fundit janë rritur ndjeshëm e sidomos në Kina qytetin e Xinjiang-ut që tashmë janë marrë masa strikte...
Joe Biden, angazhim të fortë ndaj NATO-s dhe respekt për aleatët
SHBA– Kandidati demokrat për president Joe Biden u zotua të forcojë marrëdhëniet me NATO-n, nëse fiton zgjedhjet në nëntor, dhe ka paralajmëruar se aleanc...
Hunda jashtë/ Merkel këshillon kryeministrit bullgar për vendosjen e maskës
BRUKSEL– Ditën e sotme në Bruksel janë mbledhur krerët e 27 shteteve të BE-së, për herë të parë fizikisht që nga fillimi i pandemisë, mirëpo ditën e sotme...
“Askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë”, Thaçi niset drejt Kosovës: Nesër do flas për katër ditët e
TIRANË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pasi arriti në aeroportin e Rinasit ka bërë një reagim përmes rrjetit social Facebook, ku ka shkruar se...