Bota

17 Korrik 2020, 17:07 Nga DOSJA

EGJIPT- Së fundmi është bërë jë zbulim që ka habitur shumë njerëz po ashtu edhe ekspertë. Sipas mediave të huaja një fëmijë mumje e gjetur në një tumë të lashtë egjiptiane dhe sipas ekspertëve ajo nuk ëhstë thjeshtë një mbejtje njerëzore por në argumentin e tyre qëndron teoria e “Zotit të Vdekjes”. Mësohet se mumja 3,000-vjeçare është një nga dy të tilla të cilat janë të dërguara për analiza në Haifa, Izrael.

Ekspertët thonë se të dy sarkofagët kishin qenë pjesë e muzeumit detar të qytetit por tashmë thonë se nuk përmbajnë mbetje njerëzore.

“Unë nuk besoja as që ishte një fëmijë pasi dukej më shumë si një njeri i vogël”, tha Marcia Javitt, e sektorit të imazherisë në spitalin Rambam.

Mumja misterioze në formë fëmije përbëhet në fakt nga një lëndë bimore, e cila përfaqëson Osiris  zotin e lashtë egjiptian të vdekjes.

“Ajo që ne dimë është se mumja është prej gruri ose prej misri. Duket se është baltë dhe drithera të formuara në formë mumjeje, të cilat simbolizonin zotin e njohur si Osiris,” tha Ron Hillel, ekspert i muzeumit te Haifas.

Ndërkohë rrethanat e zbulimit fillestar të mumjeve mbeten të paqarta. Ato zakonisht varrosen në tuma bashkë me faraonët, si një ofertë për Zotët për llogari të të vdekurve. Egjiptianët e lashtë kthenin në mumje gjithashtu zogj, mace, peshq e krokodilë. Sakaq në tumat e njerëzve vendoseshin shpesh objekte artistike shoqëruese dhe mumje kafshësh.

“Zogjtë në Egjiptin e lashtë kishin një rol të rëndësishëm pasi konsideroheshin si protektore për të vdekurit, ata i gjeje shpesh në tumat 2500 – 3000 vjeçare të faraonëve”, tha Hillel.

Burimi:dailymail.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota egjipt gjendet mumja egjipt gjendet mumja

Sondazh

Poll