Bota

Efektivi kosovar nuk i bëri ballë luftës me virusin, infektohen me Covid-19 më shumë se 150 policë të tjerë

17 Korrik 2020, 16:55 Nga DOSJA
Efektivi kosovar nuk i bëri ballë luftës me virusin, infektohen

KOSOVË– Më shumë se 150 pjesëtarë të policisë së Kosovës janë infektuar me koronavirus deri më tani.

Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës ka bërë me dije se që prej shënimit të rasteve të para në Kosovë, më 13 mars të paktën 154 zyrtarë policorë janë infektuar nga virusi COVID-19.

Mes tyre 77 policë janë shëruar, 76 vazhdojnë të jenë pozitivë, ndërsa polici Ilir Gjokaj ka vdekur të enjten, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës gjithashtu u shpreh se po i kushton kujdes të veçantë aplikimit të masave mbrojtëse për qytetarët, por edhe për vetë zyrtarët policorë.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 5,369 raste pozitive me koronavirus, ku prej tyre 118 kanë vdekur dhe 2,545 të tjerë janë shëruar plotësisht nga virusi.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll