Bota

Covid-19 ‘pushton’ Kinën/  Qyteti Xinjiang me 3.5 milionë banorë futet në karantinë

17 Korrik 2020, 16:37 Nga DOSJA
Covid-19 ‘pushton’ Kinën/  Qyteti Xinjiang me 3.5

KINË– raste e reja nga Covid-19 në Kinë kohët e fundit janë rritur ndjeshëm e sidomos në Kina qytetin e Xinjiang-ut që tashmë janë marrë masa strikte për parandalimin e sëmundjes vdekjeprurëse.

Urumqi, qyteti me më shumë se 3.5 milion banorë, regjistroi pesë raste të reja me koronavirus pasi konfirmoi rastin e parë në 5 muaj ditën e djeshme gjë që detyroi qeverinë që të izolojë të gjithë vendin ku është mbyllur linja e metrosë, autobuzët dhe u anuluan 200 fluturime në në aeroportin ndërkombëtar të qytetit.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se të gjithë personat që duan të udhëtojnë jashtë qytetit apo dhe ata që duan të hyjnë, duhet të paraqesin një rezultat negativ për Covid-19, të kryer në shtatë ditët e kaluara.

Nga ana tjetër nga covid-19 është goditur edhe Pekini ku ka njoftuar se disa persona në tregun ushqimor janë infektuar me Covid. Po ashtu edhe qyteti i Xinjiang, kishte raportuar gjithsej 76 raste COVID-19 që nga janari.

Burimi: DailyMail 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll