Bota

Do të kenë 26 këshilltarë në Kuvendin Komunal, shqiptarët e Bujanovcit nxjerrin Vuçiç në opozitë

17 Korrik 2020, 17:06 Nga DOSJA
Do të kenë 26 këshilltarë në Kuvendin Komunal,

SERBI-Partitë shqiptare në komunën e Bujanovcit, kanë arritur marrëveshje për koalicionin qeverisës. Sipas kësaj marrëveshje, shqiptarët në Bujanovc do të kenë 26 këshilltarë në Kuvendin Komunal.

Tashmë Bujanovci do të qeveriset nga shqiptarët dhe SNS e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç kalon në opozitë në këtë komunë. Kreu i ri i Bujanovcit do të jetë Nagip Arifi, partia e të cilit doli e para në zgjedhjet e fundit.

Ndërkohë PVD do të ketë postin e kryetarit të Kuvendit. Ky lajm është konfirmuar edhe ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, i cili ka falenderuar shqiptarët e Luginës, për gjetjen e gjuhës së përbashkët.

“Kjo është pothuajse e arritura më domethënëse që kemi shënuar bashkërisht në Luginë: Bujanoci do të qeveriset drejtë nga shqiptarët e nuk do të varet nga askush tjetër, përveç shumicës shqiptarë, shkruan Cakaj në Facebook.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koalicioni i partive shqiptare ne bujanovc koalicioni i partive shqiptare ne bujanovc

Sondazh

Poll