Bota

“Askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë”, Thaçi niset drejt Kosovës: Nesër do flas për katër ditët e

17 Korrik 2020, 16:13 Nga DOSJA
“Askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë”,

TIRANË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pasi arriti në aeroportin e Rinasit ka bërë një reagim përmes rrjetit social  Facebook,  ku ka shkruar se do të flasë ditën e nesërme në orën 20:00 për të katërta ditët që është intervistuar në Hagë për aktakuzën për krime lufte.

Ndër të tjera ai ka thënë se e askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë! HTH”– ka shkruar Thaçi.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u mor në pyetje prej 4 ditësh në Gjykatën e Hagës pas publikimit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale. Aktakuza edhe pse ishte formuluar që në prill, u komunikua vetëm dy ditë para takimit në Washington, ku do të rinisnin bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nën drejtimin e të dërguarit të presidentit Donald Trump, Richard Grenell. Si pasojë e publikimit të aktakuzës, dështoi takimi në Washington. Hashim Thaçi është akuzuar nga Prokuroria Speciale, për 100 krime lufte, së bashku me kreun e PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci hashim thaci

Sondazh

Poll