Bota

Pasojat e votimit të versionit të gabuar kufitar/ Ish-deputeti i Kosovës: Mali i Zi po po dëbojnë banorët e fshatit Llukë

17 Korrik 2020, 16:06 Nga DOSJA
Pasojat e votimit të versionit të gabuar kufitar/ Ish-deputeti i

KOSOVË-  Ish-deputeti i Kosovës, Ali Lajc, përmes një postimi në Facebook ka treguar se kanë nisur edhe pasojat e votimit të versionit të gabuar kufitar me Malin e Zi.

Ai ka publikuar foto në të cilat tregohet sesi po bëhet largimi në mënyrë graduale i banorëve në fshatin Llukë nga forcat malazeze, për pastrimin etnik të asaj zone.

Gjithashtu ish-deputeti ka treguar dëshminë e marrë nga një banor i fshatit Llukë se pesë familje deri tani janë dëbuar.

Shihet gjithashtu që në postimin e Lajç, banorët mallkojnë të gjithë banorët që kanë votuar për qeverinë aktuale malazeze.

“Zoti i vraft këta tanët jarabi”-thonë ata.

Postimi i plotë i Ali Lajç:

Pasojat e votimit të versionit të gabuar kufitar me Malin e Zi! Ky version i gabuar, të cilin e votuan deputetët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike, ku humbën mijëra hektarë tokë po sjellë pasojat e veta. Kësisoji ka filluar dëbimi i banorëve të Fshatit Llukë, nga forcat Malazeze, fshat i komunës së Deçanit që bjeshkën e kanë afër Kullës së Zhlebit dhe që tatimet i kanë paguar gjithmonë në Komunën e Pejës. (Shih fotografitë e bashkangjitura) Ky dëbim po bëhet në mënyrë graduale e të heshtur, një nga një, në mënyrë shumë përfide, për pastrimin në baza etnike të asaj zone. Banori dëshmitarë Rasim Mulaj, nga fshati Llukë informon se 5 (pesë) familje deri më tash janë dëbuar. Rasimi më pyet se kur do të korrigjohet kjo vijë kufitare? “Zoti i vraft këta tanët jarabi” – kështu i mallkojnë banorët ata që e votuan! Ftoj mediat dhe akterët tjerë që të përcjellin nga afër këtë situatë.

k.a/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ali lajç ali lajç

Sondazh

Poll