Bota

India shënon 1 milion raste të konfirmuara me Covid-19, më e rrezikuar pjesa e varfër e popullsisë

17 Korrik 2020, 15:58 Nga DOSJA
India shënon 1 milion raste të konfirmuara me Covid-19, më e

INDI– India kalon 1 milion raste të konfirmuara me Covid-19, pasi Ministria e Shëndetësisë në Indi ka raportuar një rekord ditor prej 34,956 të infektuarish. India është renditur si vendi i tretë pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit për nga numri i lartë i infektimeve, ndërkohë pjesa më e madhe e të prekurve nga rënia ekonomike është popullisa e varfër e vendit, të cilët kanë humbur vendet e punës. 

Sipas medias së huaj CNN, pjesa e varfër e popullsisë e sëmurë në mënyrë kritike po largohen nga spitalet private dhe publike si shkak i mungesës së shtretërve, personelit dhe pasijeve, ndërsa në rastin e infektimit me Covid-19 të yllit të Hollyëood Amitabh Bachchan, u bë përjashtim dhe ai u pranua në spital dhe u izolua.

Më shumë se 270 milion njerëz në të gjithë Indinë arritën të kapërcejnë varfërinë midis viteve 2006 dhe 2016, India ngelet një nga vendet me ndarje pasurore të pabarabartë në botë, ku 10% e popullsisë mban 77% të pasurisë totale dhe ky hendek vazhdon të zgjerohet.

Pjesa më e rrezikuar nga Covid-19, është popullsia që jeton në lagje të varfëra, si shkak i mungesës së kujdesit mjekësor, mbipopullimit të lagjeve duke e bërë të vështirë distancimin social dhe mungesën e ujit të rrjedhshëm.

Ndërsa pjesa e pasur e Indisë e ka më të lehtë, pasi kujdesi mjeksor nuk u mungon dhe as kushtet për tu përballur me krizën ekonomike. Rreth 60 % e 1.3 milardë njerzve konsiderohen të varfër, që mbijetojnë me 2 dollarë në ditë. Ata shpesh punojnë në industri të ndryshme si bujqësi ose ndërtim.

“Nëntë nga dhjetë persona janë në punë joformale dhe nuk është se ne nuk i shohim ato, ata janë kudo dhe megjithatë ne kurrë nuk i shohim ata si qenie njerëzore, ne i shohim si punëtorë që janë në dispozicion me çmime të ulta dhe të përballueshme për të bërë jetën tonë të rehatshme,”- ka thënë Harsh Mander, aktivist dhe autor indian për të drejtat e njeriut.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota india koronavirusi ne bote koronavirusi ne indi india koronavirusi ne bote koronavirusi ne indi

Sondazh

Poll