Bota

“Doli në pah që Hoti flet gjuhën serbe”, VV-ja komenton dialogun Kosovë-Serbi: Takimi në Bruksel jo produktiv

17 Korrik 2020, 13:37 Nga DOSJA
“Doli në pah që Hoti flet gjuhën serbe”, VV-ja

KOSOVË– Dialogu mes liderit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç është konsideruar nga Lëvizja Vetëvendosje si jo produktiv, duke vlerësuar se e vetmja gjë që doli në pah nga takimi i së enjtes është që Hoti di të flasë serbisht.

Këtë koment nga VV-ja  mbi takimin Hoti- Vuçiç e ka bërë  deputeti Artan Abrashi  përmes një konference për mediat, ku teksa është pyetur për  këtë çështje, ai u shpreh se kryeministri Hoti po zhvillon dialogun pa platformë dhe legjitimitet.

“Dialogu po zhvillohet pa platformë. Nga gjithë ai takimi i djeshëm doli në pah vetëm që Hoti flet gjuhën serbe. Zotëri Hoti nuk ka kredibilitet dhe legjitimitet për të përfaqësuar Kosovën.”- deklaroi Abrashi.

Dje në Bruksel është zhvilluar për 3 orë me rradhë takimi mes liderit të Kosovës , Avdullah Hoti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së. Nga ky takim u mësua se ishte folur për çështjet e të zhdukurëve në luftën e Kosovës si edhe për ekonominë.  Ndërsa  Vuçiç ka bërë me dije se bisedimet mes palëve do të vazhdojnë sërish më datë 22 korrik.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni artan abrashi artan abrashi

Sondazh

Poll